Mërgim Berisha, në fakt nuk i ka thënë ende ‘PO’ Kosovës

Gjatë ditës mediumet lokale raportuan se Mërgim Berisha ka pranuar të luaj për Kosovën.
Por në fakt, kjo nuk ka ndodhur ende.
Trajneri Bernard Challandes ka konfirmuar për Indeksonline se Mërgim Berisha momentalisht është i përkushtuar të luaj për Gjermaninë U21 dhe vitin e ardhshëm me këtë kombëtare do të marrë pjesë në kampionatin evropian.
Sipas trajnerit zviceran, Berisha nuk preferon të lihet i qetë dhe të bëjë zgjedhjen pas evropianit.
Gjatë këtij edicioni, 22 vjeçari ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat me Salzburgun.
/Indeksonline/