Mergim Berisha pajiset me leje te vozitjes, kërkohet nga FFK-ja të bind sulmuesin ta pranoj Kosovën

Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, është paisur me patentshofer të Gjermanisë.
Berisha i cili po shkelqen te klubi i Augsburgut këtë sezon, është paisur me patentshofer në një autoshkoll kosovare në qytetin e Stutgartit, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur ”Autoshkolla Xhevat Qerimaj”, ku i ka bërë thirrje FFK-së, që të nisin bisedimet për afrimin e tij te përfaqësuesja e Kosovës, para se të bëhet vonë.
Njoftimi i plotë:
Sot kisha nderin dhe Kënaqësinë ta bëj me Patentshofer futbollistin Shqiptar Mergim Berisha i cili aktualisht po shkëlqen me lojen dhe golat e tij në Bundesligën Gjermane për FC Augsburg. Njekohesisht lus FFK qe ti bijn mas këtij djaloshi qe te luaj për përfaqësuesen e kosovës se dikur bëhet vonë. Urime Mergim Berisha./IndeksOnline/