75 Mall Live Search
15:11 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mërgim Berisha po e mposht i vetëm ekipin që luan në Evropa Ligë

Altach është duke fituar 2:0 ndaj ekipit të Wolfsberger në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit austriak.

Të dy golat i shënoi Mërgim Berisha duke treguar një performancë fantastike, raporton Indeksonline.

Golin e parë e realizoi në minutën e 7-të ndërsa të dytin në atë të 21-tën.

Ekipi i Altach momentalisht gjendet në pozitën e 9-të, ndërsa Wolfsberger i cili merr pjesë edhe në Evropa Ligë është në pozitën e tretë./Indeksonline/