75 Mall Live Search
16:13 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / BA

Mergim Berisha qenka kaq romantik, këtë e tregon në ditëlindjen e gruas

Martesa e futbollistit, Mergim Berisha dhe Edonës, ishte një nga martesat më të komentuara në rrjet.

Edona nuk ngurron asnjëherë ta shfaq në rrjetet sociale se sa romantik e ka bashkëshortin, e sidomos në ditëlindjen e saj, shkruan IndeksOnline.

Ajo sot po feston ditëlindjen e ajo çka bie në sy më së shumti është urimi i futbollistit, plotë dashuri.

Në urimin e bërë, Berisha shprehet se sa i lumtur dhe sa mirënjohës është për gruan e tij.

“Gëzuar ditëlindjen për gruan më të bukur dhe më të mirë në botë. Faleminderit që gjithmonë je pranë meje, për dashurinë tënde të pafundme dhe për gjithçka që ke bërë që unë të jem njeriu që jam sot. Ti më bëre njeriun më të lumtur duke më bërë baba, dhe je nëna më e mirë që Ayana mund të dëshironte ndonjëherë. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për çdo moment me ty dhe do të të dua përgjithmonë.” ka shkruar ai në Instagramin e tij.

Mergimi dhe Edona para disa kohe u bënë prindër për herë të parë, në jetë erdhi e vogla e tyre, Ayna. /IndeksOnline/