21:26 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mërgim Lushtaku merr mbështetje të madhe nga qytetarët

Mërgim Lushtaku deri para 3 vitesh ka qenë i njohur si djali i Sami Lushtakut, ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetar i Komunës së Skënderajt. 

Falë mbështetjes së babait por edhe shoqërisë së gjerë që e ka, Mërgim Lushtaku kishte arritur të hynte në Kuvendin e Kosovës si një nga tre deputetët më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës. Por tashmë ai ka arritur të krijoj një imazh të vetin politik pas më shumë se dy viteve të angazhimit në Kuvend.

Lushtaku është sërish kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, Mërgim Lushtaku ka zhvilluar me dhjetëra takime nëpër qytete e fshatëra të Kosovës nga të cilat dëshmohet se ai ka mbështetje të madhe, veçanërisht nga rinia. 

Kujtojmë se në legjslaturën e fundit, Mërgim Lushtaku ka ngritur shqetësime dhe ka mbështetur projekte në fusha të ndryshme, si infrastrukturore, kulturore e sportive.

Mërgim Lushtaku ka numrin 16 në kuadër të Listës së PDK-së.