Mergim Lushtaku, për Kurtin: Flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurtit për deklaratat e tij të bëra mbrëmë, lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.
”Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen.
Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”, shkroi Lushtaku.