17:33 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mërgim Mavraj i kërkon falje tifozëve

Kapiteni i Shqipërisë i ka kërkuar falje publike tifozëve të kombëtares pasi që e la ekipin me një lojtar më pak në fushë kundër Skocisë.

Ai ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të kërkuar falje, pas kritikave që i mori për kartonin e kuq, shkruan Indeksonline.

Mavraj u ndëshkua me karton të kuq në fillim të pjesës së parë pas një konfrontimi me një nga lojtarët e Skocisë.

Postimin e plot të mbrojtësit shqiptar e keni më poshtë./Indeksonline/