Mërgim Vojvoda asiston në fitoren e Torinos ndaj Lecces (VIDEO)

Torino ka shënuar fitore 2-0 ndaj Lecces, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Serie A.
Në këtë fitore kontriboi edhe futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda, shkruan IndeksOnline.
29-vjeçari asistoi te goli i dytë për Duvan Zapatan.
Për Vojvodën ishte ky asistimi i tij i parë për këtë sezon në elitën e futbollit italian./IndeksOnline/