75 Mall Live Search
17:42 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mërgim Vojvoda debuton sot me Standard de Liege

Mërgim Vojvoda sot do ta bëj debutimin me klubin belg, Standard de Liege me fillim nga ora 18:00 ndaj Cercle Brugge.

Kjo është java e parë e kampionatit belg dhe aventura e re e reprezentuesit kosovar është gati, shkruan Indeksonline.

Vojvoda u transferua në Standard de Liege nga ekipi Royal Excel Mouscron, i cili po ashtu bën pjesë në ligën kryesore në Beligjikë./Indeksonline/