75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / C E

Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti fjalosën edhe me tifozët

Dy mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti kanë “qëruar hesapet” edhe me tifozët e Kosovës pas ndeshjes.

“Dardanët” u turpëruan nga Bjellorusia, duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 0:1 dhe mbyllur këtë cikël kualifikues si pozitë e parafundit në grup.

Paraqitja e Kosovës la shumë për të dëshiruar, ani pse dominuan në posedim por nuk është që krijuan ndonjë rast shumë të rrezikshëm.

E të menjëhershme ishin kritikat nga tifozët që nuk iu pëlqeu çfarë panë dhe nisën t’i fishkëllojnë lojtarët.

Dyshja Vojvoda dhe Aliti nuk iu pëlqyen këto “kritika” dhe u kundërpërgjigjen duke u fjalosur me ta. Ylli i Torinos edhe i tha njërit tifoz “Hajde”.