Mërgim Vojvoda merr një urim nga skuadra e Comos për ngjitjen e Kosovës në Ligën B

Klubi italian, Como, i sapo promovuar në Serie A këtë edicion, ka bërë një urim të veçantë në rrjete sociale.
Pjesë e këtij klubi është edhe mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili u transferua aty nga Torino.
Vojvoda u transferua te Como në muajin janar, pas disa vitesh te Torino.
Pasi mbrojtësi është pjesë e skuadrës, Como e ka uruar në rrjetin social “X”, pas suksesit me kombëtaren e Kosovës.
“Urime Mërgim Vojvodës dhe Kosovës për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve”, shkruan Como.
Kosova arriti të kalojë në Ligën B, pasi triumfoi në play-off ndaj Islandës, me shifrat prej 5-2.
Ndeshjen e parë, Kosova e fitoi 2-1 në Prishtinë, derisa të dytën në Spanjë e fitoi me shifrat prej 3-1.
Congrats to Mërgim and Kosovo for reaching Nations League B! 🇽🇰🎉 pic.twitter.com/3yq0SgOdKk
— Como1907 (@Como_1907) March 28, 2025