75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 07 Qershor 2024 / Gj. Sh

Mergimi dhe Edona nisin pushimet, futbollisti shumë romantik, ja çfarë dhurate i bën gruas

Martesa e tyre u përfol shumë kohëve të fundit në mediat shqiptare por Mergim Berisha dhe gruaja e tij, Edona duket se po shijojnë çdo moment së bashku.

Ata para pak ditësh kanë nisur pushimet, si destinacion kanë zgjedhur një vend mjaftë luksoz si My Konos në Greqi.

Futbollisti nuk harron asnjëherë t’ia shprehë dashurinë gruas së tij.

Këtë herë ai ka dekoruar shtëpinë ku po qëndrojnë me pushime duke vendosur tullumbace, lule dhe dhurata të tjera romantike.

‘’Jam mirënjohëse që të kam ty burrë’’, ka shkuar Edona në videon e publikuar. /IndeksOnline/