Mërgimtarë a jeni gati? Zbritja e madhe e çmimit të banesave kalon përmes Marketit të Ndërtimit, javën e ardhshme në Prishtinë

Fillon më 31 korrik dhe zgjat deri më 2 Gusht. Në sallën 1 Tetori në Prishtinë, do të mbahet panairi më i madh i njohur si Marketi i Ndërtimit.
Qytetarët që do ta vizitojnë këtë panair do të kenë mundësi të përfitojnë çmime promocionale nga kompanite më të mëdha të vendit. Pritjet e organizatorëve janë që në këtë panair të marrin pjesë mijëra veta, e ku synohet të arrihen marrëveshje të shumta të shitblerjes mes qytetarëve dhe kompanive më prestigjioze të ndërtimit.
Marketi i Ndërtimit mbahet në ditet kur edhe qindara mijëra mërgimtarë janë kthyer në vendlindje për pushime verore. Duhet cekur që për herë të parë në Republikën e Kosovës, Ekipi A Managment, i krijuar dhe i përbërë nga ekspertë dhe të diplomuar në universitete prestigjioze amerikane, po sjell brendin ndërkombëtar të MARKETIT të shitblerjes së banesave, shtëpive dhe produkteve tjera, me zbritje promovuese aq të mëdha, e cila nuk ka ndodhur deri më tani në Kosovë.
“BANESA, SHTËPI, ARKITEKTURË, NDËRTIM, MOBILIERI, ARTIKUJ BETONI, BANKA, SANITARI, SHËNDETËSI E PUNËS, FASADA, DYER E DRITARE, PRODHIME TË TARRACAVE, ELEKTRIK, PLLAKA E PARKET, NGJYRA, ASHENSORË, PRODHIME METALIKE, NDRIÇIM”, janë disa nga artikutj që do të jenë pjesë e këtij Marketi.
Përveç shumë kompanive pjesëmarrëse, Marketit sot i’u bashkuan edhe ERTA INVEST e drejtuar nga Mustaf Grainca si dhe Pozhegu Brothers e Dino Company.