75 Mall Live Search
14:03 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shtetases së huaj iu vjedhen valixhet, telefonat dhe pasaportat në veturë

Një shtetase e huaj, ka raportuar në Polici se persona të panjohur në Fushë Kosovë me forcë ia kanë hapur bagazhin e veturës.

Nga aty i kanë vjedhur dy valixhe me rroba, dy telefona dhe dy pasaporta.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë ndërsa ende nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin./Indeksonline/