12:48 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mërgimtares nga Kamenica i vidhet çanta me dokumente personale

Një qytetare nga Kamenica me punë të përkohshme në Zvicër i është vjedhur qanta e dorës me dokumente si patente shoferi zviceran, letërnjoftimin,dy kartela të bankës zvicerane, kartela të sigurimit shëndetësor dhe të holla në vlerë prej 100 eurove.

“Ankuesja shqiptare shtetase e Kosovës  në  fshatin   Muqivercë , komuna Kamenicë,    me pune te përkohshme ne Zvicër ka raportuar policisë  se derisa ka qen mysafirë  tek familjaret e saj , personat e pa njohur nga vetura e saj GOLF 6  me targa  zvicerane,  te cilën e ka len me dyer  jo te mbyllura me çels dhe pa mbikëqyrje  në rruge  i dyshimti  i pa njohur tani për tani i ka marre qante e dorës që e kishte në ulse të veturës  ku  ne qantë ka pasur  dokumente : Patentë shoferin  Zviceran ,  Letërnjoftimin e Kosovës, Dy kartela te bankës Zvicerane  , dy kartela te sigurimit shëndetësorë  dhe  të holla ne vlere prej 100 €”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ne lidhje me rastin është njoftuar  prokurori i shtetit dhe rasti i referohet NJHK-ës./Indeksonline/