18:53 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Mërgimtarët edhe sonte përballen me kolona të mëdha nëpër kufij

Mërgimtarët të cilët zgjodhën Kosovën për t’i kaluar pushimet dimërore po përballen me pritje të mëdha në kufijtë, rrugës për në shtëpi, shkruan IndeksOnline.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar fotografi nga kufiri Kroaci-Slloveni  dhe Serbi-Hungari.

Sipas tyre, ata janë duke u përballur me kolona të mëdha deri në 3 orë pritje.

Me situatën e njëjtë janë përballur mërgimtarët edhe kur kishin marrë rrugën për në Kosovë./IndeksOnline/