19:21 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, aeroporti mbushet plot

Mërgimtarët këtë të shtunë kanë mbushur plot aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet një numër i madh i mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë t’i vizitojnë familjarët e tyre.

Kujtojmë se aeroporti “Adem Jashari” ka qenë i mbyllur thuajse dy muaj për shkak të pandemisë në Kosovë.

E këtë vit, ndonëse nuk pritej një numër i madh i diasporës që do vinin në Kosovë për shkak të “vijave të kuqe” që po i vendosin shtetet europiane, një numër i konsiderueshëm i tyre tanimë kanë arritur në Kosovë.

Shtete të shumta kanë vendosur si kriter në hyrje/dalje që kosovarët të vetizolohen për 14 ditë si të hyjnë në territorin e tyre.

E vendet rajonale, si Mali i Zi dhe Maqedonia kanë vënë si kriter testin e Covid-19 negativ në mënyrë që të hyjnë në territorin e tyre./IndeksOnline/