75 Mall Live Search
16:10 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / A

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet nëpër pikëkalimet kufitare po rriten ndjeshëm.

Sipas statistikave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në 1 orë, ndërsa për të dalë, pritjet shkojnë deri në 40 minuta.Pritjet më të gjata regjistrohen në Jarinje, ku për të hyrë në Kosovë qytetarët presin deri në 2 orë, ndërsa për të dalë pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta.

Një pikë tjetër e ngarkuar me kolona është ajo te Dheu i Bardhë, ku pritjet për mërgimtarët që rikthehen në atdhe shkojnë deri në 50 minuta.