Mërgimtarët kosovar presin me orë të tëra në kufirin Kroaci – Bosnje
Mërgimtarët të cilët janë nisur drejt Kosovës për pushime dimërore po përballen ne kolona të gjata në kufirin Kroaci – Bosnje.
Këtë e ka raportuar në redaksinë e Indeksonline një mërgimtar, sipas të cilit kolona është e gjatë deri në katër orë në këtë kufi.
Ndryshe, shumë mërgimtar po përdorin Serbinë për të arritur më shpejt në Kosovë, ndonëse ditën e djeshme është raportuar se në kufirin në Merdarë ka pasur kolona të gjata deri në dy orë./Indeksonline/

