20:13 / E Premte, 12 Gusht 2022 / OSH

Mërgimtarët kthehen në shtëpi, kolona 30 kilometërshe për në Merdarë

Rreth 2 milionë mërgimtarë kanë hyrë në Kosovë gjatë dy muajve të fundit, sipas të dhënave.

E siç duket pushimi i tyre ka përfunduar.

Një numër i madh i tyre është parë sonte që kanë marrë rrugën drejt vendeve ku punojnë e jetojnë.

Në një video që ka siguruar IndeksOnline shihet se është krijuar një kolonë e gjatë në autostradën e Podujevës.

Sipas informatave, kolona ka arritur në 30 kilometra drejt Merdarës./IndeksOnline/