19:45 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mërgimtarët në Zvicër festuan sot me Lorik Canën e Halil Kastratin

Sot jo vetëm në trevat shqiptare, por gjithandej botës ku ka shqiptar është festuar 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Në Gjenevë të Zvicrës është organizuar një event i veçantë në këtë përvjetor, që po ashtu mysafirë pati edhe dy njerëz mjaftë të veçantë, përcjellë Indeksonline.

Ish-kapiteni i Kombëtare, Lorik Cana dhe humanisti kosovar, Halil Kastrati e bën edhe më madhështore këtë festë, që siç duket pati edhe karakter human.

Është Kastrati ai që ka postuar në llogarinë Facebook këtë fotografi e ku ka shkruar:

Ne Geneve me Lorik Canen

Faleminderit DPSC

Faleminderit te gjitha ekipeve dhe sportisteve

Faleminderit nga zemra te gjithe pjesmarresve

Shume shume ndere e respekt per Mergaten tone

Zoti ju bekofte e ju shperblefte