08:46 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / L K

Mërgimtarët në Zvicër po ndihen të stresuar, shumë nga ta mendojnë rikthimin në atdhe

Shumë emigrantë në Zvicër ndihen të vetmuar. Shuma nga ta mendojnë se vetëm “frangu” është i mirë në Zvicër, por se me të tjerat nuk janë aspak të kënaqur.

Një studim i fundit ka nxjerrur problemet më të mëdha me të cilat përballen të huajt në Zvicër.

Sipas anketës, gjetja e strehimit është vështirësia më e madhe për mërgimtarët kur shpërngulen në Zvicër.

Barriera gjuhësore është vështirësia e dytë më e përmendur më shpesh nga të huajt që jetojnë në Zvicër. Dialektet e bëjnë të vështirë krijimin e miqësive. Shumica e emigrantëve në Zvicër vuajnë nga vetmia.

45 përqind thanë se ndiheshin të vetmuar të paktën herë pas here, dhe pothuajse 30 përqind e përjetuan këtë shumë shpesh. Shumë nga ta kanë thënë se luftojnë në vete me vetminë, shkruan Indeksonline.

Ata përdorin rrjete sociale për ç’mallje ose së fundi kanë filluar të marrin kafshë shtëpiake për të sfiduar vetminë. 26 për qind e të anketuarve mendojnë rikthimin në shtëpi ndërsa 11% po bëjnë gjithçka për tu rikthyet në ardhe.

Një tjetër sondazh nga platforma e emigrantëve Internations tregon se shumë emigrantë nuk ndihen të mirëpritur në Zvicër.

Një në pesë të anketuar mendon se popullsia zvicerane është jo miqësore dhe më shumë se gjysma e kanë të vështirë të bëjnë miq me vendasit.

Shumë nga të anketuarit kanë thënë se ka ngrohtësi më të madhe në Zvicër në të gjitha shtetet e tjera ku kanë jetuar./Indeksonline/