75 Mall Live Search
11:54 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / k.v

Mërgimtarët po ikin/ Deri në 4.5 km kolona e gjatë në Merdare (Video)

Deri në 4.5 km është kolona e gjatë në pikën e kalimit kufitare në Merdare.

Kolona është në dalje ndërsa qytetarëve po iu duhet të presin deri në pesë orë për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë kolona është e gjatë rreth 1.5 km në dalje ndërsa në hyrje sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar situata është e mirë dhe nuk ka kolona në asnjë pikë kufitare.

Rikujtojmë se këtë verë shumë mërgimtarë kanë ardhur për të kaluar pushimet në vendlindje./IndeksOnline/