Mërgimtarët po presin disa orë në Kroaci për t’u kthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë

Pushimet verore po përfundojnë dhe bashkë më to pushimet po i përfundojnë edhe mërgimtarët që ishin për pushime në Kosovë, transmeton “Indeksonline”.
Shumë prej tyre po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
Përveç kolonës që po krijohet në Merdrare, atyre po iu duhet të presin edhe në pika tjera kufitare.
Në redaksinë e “Indeksonline”, kanë arritur disa foto ku shihen kolona të mëdha të krijuara në Kroaci.
Njëri nga ta ka thënë se si rezultat i kësaj kolone po presin deri në 4 orë në këtë vend./Indeksonline/
