23:29 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Mërgimtarët po presin në temperatura të ulëta deri në pesë orë në Merdare

Bashkatdhetarët që janë duke u kthyer në shtetet e Perëndimit, po presin në pikën kufitare në Merdare deri në 5 orë. Ata po ballafaqohen pos pritjes, edhe me temperatura shumë të ulëta.

Mërgimtarët sonte i ka vizituar deputeti Labinot Tahiri, i cili ka thënë se është tejet e vështirë që në temperaturat e ftoha të pritet për më shumë se 5 orë.

Qendra Kombëtare për menaxhimin Kufitar ka njoftuar se për të dal nga Kosova, në Merdare pritet 280 deri në 300 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje. /Indeksonline/