22:23 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / AR

Mërgimtarët po shkojnë, deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova

Kanë filluar të largohen nga Kosova mërgimtarët që ishin për pushime në vendin tonë.

Kështu, në pikën kufitare Merdarë, ata janë duke pritur deri në 3 orë për të dalë nga Kosova.

Pritje mbi një orë ka edhe në dalje në pikën kufitare Muçibabë.

Ndërkaq, nuk ka pritje në hyrje në asnjë vendkalim kufitar./Indeksonline/