18:26 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / OSH

Mërgimtarët po vijnë me të madhe në Kosovë, deri në katër orë pritje për të hyrë në Merdar

Ndonëse jemi në mes të sezonës, mërgimtarët ende po vijnë me të madhe në vendlindje, Kosovë.

Sipas të dhënave, mërgimtarët të shtunën janë përballur me pritje të mëdha për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare në Merdarë.

Ata kanë pritur deri në katër orë në Merdarë.

Ndërsa në dalje, në këtë pikë kufitare, pritjet e udhëtarëve janë deri në katër orë, kurse kolona e automjeteve deri në 1.8km./IndeksOnline/

Fotoilustrim!