75 Mall Live Search
17:41 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Mërgimtarët presin mbi 4 orë për të dal nga Kosova, e 5 minuta për të hyrë

Edhe sot në pikën kufitare në Merdare ka kolona të gjata, e pritjet në dalje mbi 4 orë e 40 minuta, shkruan IndeksOnline.

Sipastë dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje janë deri në 4 orë pritje, ndërsa për të hyrë deri në pesë deri dhjetë minuta.

Kolonat në dalje janë deri në 1600 metra.

Kurse në kufirin Hani i Elezit për të hyr dhe dalur nga Kosova nuk ju duhet më shumë kohë se 5-10 minuta.

Njësoj është edhe në kufirin Vermicë.

Ndërsa nga pika kufitare Dheu i Bardhë pritja është 1 orë për të dalur nga Kosova.

Në kufirin Muqibabë pritja është 1 orë e 30 minuta për të dalur nga Kosova.

Kufiri Mutivodë pritja është 3 orë për të dalur.

Në kufirin Jarinjepritja është 2 orë e 20 minuta deri 3 orë për të dalur nga Kosova.

/IndeksOnline/