75 Mall Live Search
15:16 / E Premte, 08 Janar 2021 / k.v

Mërgimtarët presin rreth 1 orë e 30 minuta për ta kaluar kufirin në Merdare

Rreth 1 orë e 30 minuta është pritja për të kaluar kufirin në Merdar, transmeton IndeksOnline.

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kolona në Merdar është e gjatë rreth 300 metra, ndërsa në pikën tjetër të Dheu i Bardhë kolona është 250 metra.

Në Jarinje pritja është 20 minuta, kurse në pikat e tjera kufitare nuk ka fare pritje./IndeksOnline/