Mërgimtari ankohet se Konsullata e Kosovës në Düsseldorf nuk po iu përgjigjet (Video)

Një mërgimtar është ankuar se Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Düsseldorf, nuk po u përgjigjet thirrjeve telefonike gjatë orarit zyrtar të punës.
Ai ka treguar për IndeksOnline se ka një kohë të gjatë që ka bërë kërkesë për pajisjen me pasaportën e Kosovës, mirëpo askush nuk lajmërohet.
Mërgimtari në redaksinë e IndeksOnline ka dërguar videon ku telefonon disa herë Konsullatën, mirëpo askush nuk i përgjigjet.