Mërgimtari gjuan me armë teksa po shkonte të merrte nuse në Drenas

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Drenas nga një kolonë dasmash një i dyshuar nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dy gëzhoja të cila më pas janë konfiskuar e përdorur si dëshmi për këtë rast.
Ndërsa automjeti dyshohet të jetë me targa të huaja.
Rasti mbetet për tu hetuar./IndeksOnline/
Foto ilustrim