Mërgimtari ia shen sherrin shpejtësisë: Gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për 12 muaj
Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë identifikuar dy shoferë dhe kanë ndërmarrë masa ndëshkimore për kundërvajtje të rënda në komunikacion.
Fillimisht shoferi L.B. (21 vjeç) është ndëshkuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 12 muaj, për kundërvajtje të tejkalimit të shpejtësisë.
Ai, duke drejtuar veturën BMW X6 me targa të huaja, në fshatin Greme të Ferizajt, në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 209 km/h.
Shoferi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar, e cila ishte publikuar në rrjetet sociale.
Po ashtu, është ndëshkuar edhe shoferi tjetër E.K. (27 vjeç) me gjobë prej 150 euro dhe 1 pikë negative, i cili në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke drejtuar veturën Seat Ibiza me targa vendore, ka kryer lëvizje të vrullshme me automjet. Edhe ky shofer e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar, e cila ishte publikuar në rrjetet sociale./Indeksonline/

