75 Mall Live Search
14:14 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / A. M.

Mërgimtari kosovar: Nuk rrihet gazetari në pikë të ditës, por, denoncohet!

Mërgimtari, Irfan Beça, e ka quajtur veprim jo të duhur sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla.

Përmes një statusi në Facebook, kaçanikasi ka thënë se nuk rrihet gazetari në pikë të ditës, por, denoncohet.

“O gurbetqarë, Kosova ka instuticione ku mundet njeriu me i lajmërue rastet e parregullsitë në miliona institute. Ka polici ku mundet me e lajmerue një rast ku një gazetar akuzohet për gjuhë të urretjes, sikur në vendet përkatëse ku jetoni.

Nuk rrihet gazetari në pikë të ditës, por, denoncohet. Në qoftë se e dojmë atë vend, duhet si pikë e parë ta respektojmë. Huni e kuskuni.

(Pe shkruej këtë status mbase dje ne eufori e shkruajta një status mu për këtë)”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/