75 Mall Live Search
20:05 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Mërgimtari me Lamborghinin e marrë me qira, ndalet sërish nga Policia në Shqipëri

Shoferi i Lamborghinit i cili para pak ditësh u dënua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës.

Express ka kapur momentin kur mërgimtari nga Zivcra ndalet nga Policia e Shqipërisë.

Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.

Kujtojmë se drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.