75 Mall Live Search
19:21 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mërgimtari në Gjilan arrestohet pasi kundërshton policinë

Jo rrallë herë kemi raste kur mërgimtarët po ballafaqohen me policinë e Kosovës për arsye te ndryshme.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në qytetin e Gjilanit, ku një bashkatdhetarë është arrestuar pasi ka kundërshtuar policinë ta dënoj atë.

Indeksonline mëson se policia e ka dënuar pasi ai ka parkuar veturën në trotuar dhe ky i fundit ka tentuar ta kundërshtoj policinë.

“ Vetura e parkuar e personit në fjalë”

Indeksonline ju sjell pamje ku mund të shihni se si ky person kundërshton policinë./Indeksonline/