75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / b l

Mërgimtari nga Italia: Në ditën e votimeve do të jem në Suharekë për ta mbështetur njeriun punëtor e të palodhur, Bali Muharremaj

Mërgimtari nga Suhareka, Faton Kolgeci ka thënë se në ditën e votimeve më 12 tetor do të jetë në Suharekë në mbështetje të Bali Muharremajt për kryetar.

Ai ka thënë se vota e mërgimtarëve nga Italia do të jetë vote për punëtorin e palodhshëm, njeriun e afërt me të gjithë popullin pa dallim moshe, gjinie apo partie.

Kolgeci ka njoftuar poashtu se do të organizoj udhëtime falas për të gjithë bashkatdhetarët që duan të votojnë në zgjedhjet e 12 tetorit.