17:32 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mërgimtari nga Suedia vjen për pushime në Kosovë dhe parkon veturën në trotuar

Këmbësorët në kryeqytet çdo ditë përballen me probleme nëpër rrugë si pasoj e thyerjes së rregullave nga ana e shoferëve të automjeteve.

Kjo bëhet edhe më e vështirë kur veturat parkohen në vende të cilët janë të përcaktuara për qarkullim të këmbësorëve, shkruan Indeksonline

Madje këto rregulla nuk po i përfillin as bashkatdhetarët tanë të cilët vijnë për pushime në Kosovë.

Sot është parë një veturë me targa të Suedisë, teksa ishte e parkuar në trotuar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë./Indeksonline/