75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 01 Prill 2024 / Gj. Sh

Mërgimtari që vdiq në aksidentin me Ferrari ishte DJ i njohur

Nga aksidenti i rëndë mbrëmë në Itali ka mbetur i vdekur një shqiptar nga Kosova i cili po lëvizte me “Ferrari”.

I ndjeri, ishte Dj i njohur me emrin artistik “Dj Style Q”.

Bëhet fjalë për Hysni Qestajn, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marrë si pasojë e vet-aksidentit.

Nga pamjet e publikuara në media, shihet se makina e të ndjerit ka shpërthyer në flakë.

Ndërkohë, zyrtarisht ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit.