75 Mall Live Search
10:07 / E Diele, 01 Qershor 2025 / Burim

Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një market në Llapnasellë.

Një shqiptar me shtetësi të huaj është arrestuar pasi tentoi të vjedhë mall nga një market duke u larguar pa paguar.

Ai u ndalua nga sigurimi i lokalit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull/sh, me shtetësi te huaj i cili ka tentuar që të merr mall nga lokali i një marketi dhe të largohet pa paguar, por është ndalur nga sigurimi i lokalit. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.