23:05 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mërgimtari u grabit me armë katër vite më parë, vazhdon të shëtitet korridoreve të Gjykatave, i akuzuari në liri

Tashmë është bërë normale që për t’u zgjidhur një çështje në gjykata duhet të pritet me vite.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe mërgimtarit nga Gjermani, Bastri Kryeziu.

Ai ishte grabitur katër vite më parë me armë por ai vazhdon të sillet rrugëve të Gjykatave.

Në një prononcim për Indeksonline, ai tha se rasti i tij është rikthyer katër herë në rigjykim dhe se deri më tani janë mbajtur mbi 20 seanca.

Kryeziu shtoi se përveç padrejtësisë që po i bëhet, atij i është dashur të shpenzoi shuma të mëdha të parave.

Indeksonline kontaktoi me avokatin e Kryeziut, Nexhat Elshani. Ky i fundit tregoi se po tentohet që Gjykata e Shkallës së Parë është munduar që çështjen e grabitjes dhe armbajtjes paleje t’i ndaj si dy çështje të ndryshme.

Vullnet Hoxha është kryerësi i veprës penale të grabitjes. I dëmtuar është Bastri Kryeziu. Gjykata e Shkallës së Parë  e shpall fajtor për këtë vepër, duke e gjykuar me tre vite burg dhe dënim plotësues me të holla. Vepra është kryer me përdorim të armës, mirëpo vepra penale e armëmbajtjes pa leje  është  prezantuar si vepër e veçantë nga ana e të pandehurit. Megjithatë në një vendim të Gjykatës së Apelit, është bërë rikualifikimi i veprës nga grabitja në detyrim.”, u shprehë ai.

Tutje,  Elshani tregoi se avokati i të pandehurit ka kundërshtuar këtë vendim dhe ka kërkuar lirimin nga akuza.

“Me datën 21 nëntor 2019 është caktuar seanca e radhës në Gjykatën e Apelit.” , u shprehë ai. Në gjykatat e Kosovës vazhdon të ketë numër të madh të lëndëve të pazgjidhura. Aktualisht, janë mbi 245 mijë lëndë të vjetra apo të reja, që presin zgjidhjen nga gjykatat në mbarë Kosovën./Indeksonline/