75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / k.v

Mërgimtarit i thyhet vetura në Fushë Kosovë, ia marrin çantën me dokumente e para

Një person ka raportuar se persona të panjohur, duke përdorur forcën kishin thyer xhamin e veturës së tij, me targa të huaja dhe nga aty kishin arrit të merrnin një çantë dore, transmeton IndeksOnline.

Sipas viktimës brenda në çantë kishte para të gatshme, disa pasaporta të Kosovës, një telefon mobil, si edhe disa dokumente të ndryshme.

Vjedhja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00 në Fushë-Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Deri të hënën paradite nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarit./IndeksOnline/