21:43 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / OSH

Mërgimtarit i vidhet Mercedesi i 40 mijë eurove

Hajnat në Ferizaj i kanë shkaktuar dëm afro 50 mijë euro një mërgimtari, gjatë së hënës.

Mes gjësendeve tjera, atij i vodhën një veturë të tipit Mercedes, në vlerë rreth 40 mijë euro.

Pronari i shtëpisë thotë se kjo nuk është hera e parë që bëhet cak i vjedhjeve kur nuk ndodhet në shtëpi, andaj dyshon që është i njëjti person.

Policia ka hapur hetimet, megjithatë deri tash nuk ka të dyshuar në lidhje me këtë rast.