Mërgimtarit i vidhet vetura në Istog

Raportohet se në fshatin Lubozhdë të Istogut një person është ankuar në organet e sigurisë për një vjedhje.
Sipas raportit të PK-së, persona ende të pa njohur me forcë kanë hapur dyert e garazhdës së axhës së tij, i cili jeton jashtë shtetit, dhe kanë vjedhur një veturë.
Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/