75 Mall Live Search
20:42 / E Martë, 24 Qershor 2025 / Burim

Mërgimtarit në Pejë i vidhen 70 mijë euro para e stoli, ai mes lotësh rrëfen për ngjarjen

Shtëpia e një mërgimtari në Pejë ka qenë cak i hajdutëve fundjavën që shkoi.

Teksa Isa Lulaj gjendej në Stankaj të Rugovës, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe vodhën para e stoli në vlerë prej 70 mijë eurosh.

Vetëm një orë thotë se kushtonte 22 mijë euro.

“I kanë marrë 22 mijë dollarë, plus 5 mijë dollar të shoqes. Këtu e kam pas unazën, dhuratë 1 mijë e 100 dollarë që ma ka ble vajza”, ka rrëfyer mes lotësh Lulaj për Klan Kosova.

Përveç parave, atij i janë vjedhur edhe gjashtë ora dore dhe stolitë e arit të gruas në vlerë 15 mijë euro.

Ai ka disa dyshime se kush mund ta ketë kryer vjedhjen.

“Sidomos këtu në rrethinë i kom katër persona, edhe dy persona janë ma larg. Tre janë të njohur prej organeve”, ka deklaruar ai.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë deklaruar se rasti është  cilësuar si “vjedhje e rëndë”

Nga Policia kanë thënë se deri tani nuk ka të arrestuar.