Mërgimtarja shkruan libër për vëllezërit Xhaka
Shkrimtarja kosovare nga Ferizaji që jeton në Zvicër, Hava Kurti-Krasniqi ka shkruar librin për dy futbollistët e njohur shqiptar, Granit dhe Taulant Xhaka.

Libri quhet “Legjendat e futbollit, vëllezërit Xhaka- Ambasadorët” , transmeton Indeksonline.

Nëpërmjet dy figurave të Taulant e Granit Xhakës, autoria ka përshkruar vlerat e këtij sporti si dhe përkushtimin e futbollistëve të së ardhmes për të ndjekur hapat e tyre në futboll.

Në promovim të librit që u bë në Basel, pjesëmarrës ishin Familja Xhaka dhe shumë mërgimtarë tjerë.

Promovimi i librit në Prishtinë do të bëhet me 17 prill në ora 15:00 tek Bibloteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” tek amfiteatri i madh.
Të ftuar janë të gjithë pjesëmarrësit e librit dhe të sportit./Indeksonline/

