75 Mall Live Search
11:46 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / Gj. Sh

“Merhaba”/ Morata nga aeroplani përshëndet në gjuhen turke tifozët e Galatasarayt (VIDEO)

Alvaro Morata është rrugës për në Turqi.

Sulmuesi spanjoll do të jetë futbollist i ri i skuadrës së Galatasarayt, shkruan IndeksOnline.

32-vjeçari, përmes një video që ka publikuar faqja zyrtare e klubit, shihet duke i përshëndetur në gjuhën turke tifozët e Galatasarayt.

”Merhaba, Galatasaray ailesi”, ishin fjalët e Moratas.

Ai u largua nga Milani pas gjashtë muajve, derisa transferimi i tij do të jetë në formë huazimi deri në qershor, me mundësi blerje nga Galatasaray./IndeksOnline/