Merita me një fotografi përkrah Nysretit, uron mbesën e parë për ditëlindje

Artistja e mirënjohur, Merita Spahiu ka uruar për ditëlindje mesën e parë, Amelia, vajzën e këngëtarit, Albatrit.
Përmes një fotografie ku shihe bashkë me Nysretin dhe mbesat dhe nipin tjetër ajo ka bërë urimin e veçantë.
“Urime ditëlindjen gëzimi i pare i shtëpisë momenti kur erdhe ti ne jete me duket si te ishte dje por vitet po kalojnë dhe ti po rritesh shpejt , dhashtë zoti ta kesh shëndetin zemra ime dhe u rritsh e lumtur bashke me prindërit ,vëllain dhe motrën. Te dua pa fund shpirti im”, ka shkruar Merita.
Ndërkohë, Albatriti ka publikuar disa imazhe dhe video nga festa që ka organizuar për ditëlindjen e tretë të së bijës./Indeksonline/