75 Mall Live Search
20:10 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Meritan Shabani do t’i mungojë gjatë skuadrës së Wolves

Wolves do të jenë ndoshta për tërë sezonin pa lojtarin e tyre Meritan Shabanin.

Kjo pasi që Shabani pësoi një lëndim në ligamente gjatë paraqitjes së tij të parë me klubin kundër Reading-ut, transmeton Indeksonline.

“Shabani, për fat të keq, pati një dëmtim të rëndë në gju, kështu që ai do të mbetet jashtë për një kohë të gjatë”, tha trajneri i Wolves.

Po ashtu klubit anglez do t’i mungojë edhe Jordao i cili po ashtu pësoi një lëndim në këmb gjatë debutimit të tij, mirëpo ky futbollist pritet të rikthehet më shpejt se Shabani./Indeksonline/.