Meritan Shabani në Kosovë, për festat e fundvitit
Meritan Shabani është ylli që po merr vëmendje të madhe në Gjermani me paraqitjet e tij impresive.
Madje, sulmuesi kosovar ka filluar të ftohet edhe në skuadrën e parë të Bayern Munich, kampionit aktual të Bundesligës.
Në fitoren e fundit ndaj Eintracht Frankfurt (0-3), Shabani luajti pak minuta në fund të takimit duke zëvendësuar Thomas Muller, transmeton IndeksOnline.
Tani, Shabani dhe bashkëlojtarët e tij te Bayerni janë në pushime pas përfundimit të stinorit vjeshtor në kampionatin elitar në Gjermani.

Kështu, Shabani ka vendosur që festat e fundvitit t’i kalojë në vendlindjen e tij, Kosovë, pranë rrethit të ngushtë familjar.

Përndryshe, interesim për ta angazhuar Shabanin në Përfaqësuesen kosovare ka, por ende nuk është marrë ndonjë vendim./IndeksOnline/