75 Mall Live Search
13:31 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Meritan Shabani po transferohet në Premierligë

Futbollisti kosovar, Meritan Shabani mund të përfundoj në Premierligë në orët e fundit të merkatos.

Mediat në Angli raportojnë se talenti i Bayernit është duke e mbyllur transferimin te Wolves.

Mesfushori 20 vjeçar është afër finalizimit me anglezët dhe ka edhe disa orë para se të përfundoj merkato.

Shabani është rritur në shkollën e Bayernit dhe vlera e tij aktuale është rreth gjysmë milioni euro.

Futbollisti nga Podujeva ende nuk ka vendosur nëse do të përfaqësoj Kosovën në futbollin ndërkombëtar. /IndeksOnline/